Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përmes një video-mesazhi po mban fjalim në një seancë të posaçme plenare nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Populli i Shqipërisë dhe myslimanët në mbarë botën dje festuan Fitër Bajramin – i cili shënon fundin e Ramazanit muajit të shenjtë të agjërimit për Islamin. Ju përgëzoj për këtë festë dhe ju uroj atë që të gjithë ukrainasit ia urojnë njëri tjetrit – paqen”, tha ai.
Zelensky tutje tha që gjatë këtij muaji “myslimanët e Ukrainës dhe e gjithë shoqëria jonë, nuk ka pasë asnjë ditë të vetme të qetë”.
“Dje, si pasojë e një bombardimi raketor kanë mbetur të vdekur dy fëmijë nga sulmet ruse. Ushtria ruse, po i godet qytetet dhe fshatrat tona me artileri, aviona dhe raketa dhe qytetin tonë më të madh në lindje të vendit; një e pesta nga të gjitha shtëpitë është shkatërruar tashmë”.
“Mariupoli është shkatërruar plotësisht. Nuk është asnjë ndërtesë e cila ka mbetur. Ky qytet ka qenë i rrethuar nga ushtria ruse që nga fillimi i luftës, duke mos lejuar as ujin as ushqimin as ilaçet. Është gati një qytet plotësisht i djegur”, u shpreh Zelensky.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...