Presidenti i Shqipërisë apel të fortë në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë

09:35 | 2 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh të fortë sot në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë.

Meta ka apeluar fort që viktimat e skllavërisë moderne të trajtohen si njerëz, jo si shifra nëpër raportet e organizatave të ndryshme.

“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”, shkroi Meta në Facebook.

2 Dhjetori është përcaktuar si Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, nga Asambleja e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe u festua për herë të parë në vitin 1986.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme