Kjo e hënë do ta gjejë kuvendin e Shqipërisë të mbledhur për raundin e dytë te zgjedhjes së Presidentit të ri.
Seanca plenare është parashikuar për t’u mbajtur pasdite në 18:00, edhe pse në përfundim të orarit të përcaktuar nga konferenca e kryetarëve ditën e djeshme, ende asnjë emër nuk është dorëzuar nga palët.
Ndonëse në mes javë palët u dakordësuan për t’i lënë opozitës te drejtën për të propozuar e para kandidatin, marrëveshja nuk shkoi si duhet, pasi kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, akuzoi socialistët për prishje të saj.
Kujtojmë se raundi i parë për zgjedhjen e presidentit u ezaurua më 16 maj pa kandidatë zyrtarë, pasi grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë nuk dorëzuan kandidatura.
Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, kandidati për president i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.
Për zgjedhjen e presidentit të vendit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime (raunde). Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave (84 vota) të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka 140 deputetë.
Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet president kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave.
Top Channel/arbresh.info
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite