Google ADS

Presidenti i Parlamentit Evropian sot në Tiranë

08:24 | 3 Shkurt 2020
Arbresh.info

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë në datat sot dhe nesër Kjo pritet të jetë agjenda e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Më 3 shkurt Në orën 11:00 do të ketë takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Në orën 11:30, Sassoli do të takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Pas takimit Rama dhe Sassoli në orën 12:15 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e Kryeministrisë.

Në orën 14:45 Sassoli do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare. Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare. Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta. Më 4 shkurt Në orën 10:45 Sassoli do të ketë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha dhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në selinë e PD./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme