Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker turneun e tij ballkanik do ta nisë sot me vizitën në Maqedoni, ndërsa pasdite rreth orës 17:30 do të jetë në Tiranë.
Ai do të pritet me nderime ushtarake nga Kryeministri Edi Rama. Më pas, në orën 19:15 do të zhvillohet konferenca për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Juncker.
Pas takimit me Ramën, dy zyrtarët e KE-së do të takohen me presidentin Meta.
Në Shkup, zyrtarët europianë do të takohen me Kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Gjorgje Ivanov, por nuk përjashtohen edhe takime të tjera.
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, do të jetë i shoqëruar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në BE, Federika Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, shkruan Syri.net.
Vizitat lidhen me procesin integrues të rajonit, reformat që burojnë nga strategjia për zgjerim si dhe dialogu mes partive politike në Maqedoni për temat e rëndësishme të këtyre proceseve.
Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker, shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, në kuadër të një turneu të tyre në Ballkan. Ky turne që nis nga 25 shkurti dhe përfundon më 1 mars, bëhet për të prezantuar strategjinë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...