Presidenti i këshillit Europian mezi pret të bashkëpunojë me Bajram Begaj

11:12 | 24 Korrik 2022
K.B

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka uruar sot Bajram Begajn i cili pasditen e sotme merr zyrtarisht detyrën si President i Republikës.

Në një postim në Twitter, Michel shkruan se me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhënie BE-Shqipëri.

“Urime për Bajram Begaj për marrjen e detyrës si President i Shqipërisë. Me hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, jemi në një moment emocionues në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Mezi presim të ndërtojmë së bashku të ardhmen tonë të përbashkët”, shkroi Presidenti i Këshillit Europian. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme