Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sot.
Kjo konfirmohet nga agjenda zyrtare e publikuar nga Këshilli Evropian.Presidenti i Këshillit Evropian viziton Shqipërinë një javë pas Komisionarit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili zhvilloi takime me krerët më të lartë të politikës në vend, si dhe vizitoi zonat e prekura nga tërmeti.
Konferenca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, do të japë mbështetje për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.Vetëm pak ditë më parë, komisionari i BE për Zgjerimin rikonfirmoi faktin se BE dhe ai vetë e kanë prioritet Ballkanin Perëndimor, ndaj u realizua dhe kjo vizitë e tij e parë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.
Ndërsa Komisioni Evropian ka konfirmuar për ATSH, se i qëndron besnik rekomandimeve për hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke shprehur besimin për një vendim pozitiv nga Këshilli përpara Samitit të Zagrebit në maj.
Një zëdhënëse e Komisionit Evropian bëri të ditur për ATSH detaje edhe nga metodologjia e re e zgjerimit, ndërsa deklaroi se, “Komisioni Evropian do të paraqesë në javët në vazhdim propozimet për ta bërë procesin e pranimit më efikas, më të besueshëm dhe më dinamik”.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...