Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev tha se jemi në fazën e negociatave të investimeve në rrjetin e shpërndarjes së gazit në Shqipëri.
Lidhur me këtë ai ka folur në konferencën e 4-të ndërkombëtare me temë “Formimi i Gjeopolitikës së Euroazisë së Madhe: nga e kaluara në të tashmen në të ardhmen” organizuar nga Universiteti ADA në Baku.
“Shqipëria është transitore, por nuk ka rrjet të shpërndarjes së gazit. Ne po planifikojmë të investojmë një shumë të konsiderueshme parash për të krijuar këtë rrjet të shpërndarjes. Unë isha në Sofje vetëm disa ditë më parë për të marrë pjesë në inaugurimin e Unazës së Solidaritetit”, tha ai.
“Sllovakia po i bashkohet projektit. Pra, nëse tani eksportojmë në gjashtë vende, brenda një viti nëse gjithçka shkon sipas planeve, pa ndonjë përpjekje të madhe, mund të jetë 10. Dhe ky nuk është fundi”,-theksoi kreu i shtetit të Azerbajxhanit./telegrafi
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...