Google ADS

Presidenti Biden përshëndet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE

15:58 | 19 Korrik 2022
E.H

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur hapjen e negociatave të Shqipërisë e RMV me Bashkimin Europian. Në një deklaratë, presidenti Joe Biden ka përgëzuar palët për hapin e ndërmarrë, teksa ka theksuar se SHBA do vazhdojë të ofrojë mbështetjen e saj.

“SHBA mirëpret hapat e rëndësishëm që Bashkimi Europian po ndërmerr për të përparuar në integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin Euro-Atlantik duke hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka thërrmuar paqen në Europë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështetet aspirata për një Europë të plotësuar, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për vizionin. Shtetet e Bashkuara do vijojnë të mbeten një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa këto kombe punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, të forcojnë reformat demokratike dhe të mbështesin ligjin. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë në ditët e fundit duhet të frymëzojnë aspirantët e BE-së në rajon që të rrisin përkushtimin e tyre në përforcimin e demokracisë”./tvklan.al

Të ngjashme