Presidenti Begaj refuzon hyrjen menjëherë në fuqi të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

20:41 | 27 Korrik 2024
R J

Komisioni i Ligjeve i kërkoi Presidentit të republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj autorizim paraprak për të hyrë në fuqi ndryshimet menjëherë sapo u votuan mbrëmë, duke i hapur rrugë KQZ-së që të nisë proçedurat për emigrantët.

– Advertisement –

Sipas Euronews Albania,  Bajram Begaj nuk e ka pranuar këtë ftesë të Kuvendit dhe ka kërkuar që ligji të kalojë procedurat normale të dekretimit.

Burime pranë Presidencës pohojnë se Begaj ka marrë në konsideratë kundërshtitë publike të disa aktorëve për marrëveshjen, mungesën e konsesusit të plotë parlamentar si dhe ndjeshmërinë e lartë publike për çështjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme