Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar për ardhjen e ish-Presidentit Bill Clinton në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Facebook, Begaj shkruan se shqiptarët janë përjetë mirënjohës për çdo gjë që Clinton ka bërë për popullin tonë veçanërisht për Kosovën.
Ai shprehet se vendimet që Clinton ka marrë për të ardhmen e Kosovës, e kanë vendosur atë në piedestalin e miqve më të shtrenjtë.
“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!”– shkruan Begaj.
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...