Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Brazil, ja kush e zëvendëson

17:33 | 25 Korrik 2024
R J

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dekretoi të enjten lirimin nga detyra si ambasador të Shqipërisë në Brazil, Rezar Bregun.

Detyrën e ambasadorit, tanimë do e ketë Genti Bendo, pasi dekretimit të Begajt për emërimin e tij.

“Presidenti  i Republikës, Sh.T. Z. Bajram  Begaj dekretoi sot lirimin e zotit Rezar Bregu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident.

Po sot, Presidenti  i Republikës, Sh.T.Z. Bajram  Begaj dekretoi emërimin e zotit Genti Bendo në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident”, thuhet në njoftimin e Presidencës./abcnews.al

Të ngjashme