Google ADS

Presidenca jep detaje: Dialog për mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës

16:22 | 24 Nëntor 2019
Arbresh.info

Para pak minutave presidenca njoftoi se me datë 8 dhjetor do të mbajë një tubim mbarëpopullor me synim nisjen e një dialogu me Shqipërinë.

Zëdhënësi Tedi Blushi me anë të një njoftimi në rrjetin social facebook ka dhënë disa detaje rreth këtij tubimi.

Sipas Blushit ky dialog ka për qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës. Zëshënësi i presidentit gjithashtu shtoi së këtë deialog të presidentit Meta me shqiptarët nuk mund ta ndalë askush.

Ja postimi i plotë:

Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se:

Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!

Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.

JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!
TANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!
TANI VETËM REFERENDUM!
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme