Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në një deklaratë nga Sofja foli në lidhje me zvarritjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ai theksoi se në çdo takim ndërkombëtar që ka pasur, është vlerësuar jashtëzakonisht shumë Shqipëria me punën që ka bërë, me rezultatet e arritura, dhe është folur jashtëzakonisht shumë për profesionalizmin e treguar nga ekipi shqiptar.
Megjithatë ai shtoi se presidenca është e pakënaqur ndaj vendimit të BE-së.
“Jam dakord me Presidentin Radev kur thotë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është i lidhur me disa kritere që duhen plotësuar dhe i bazuar plotësisht në meritë, dhe besoj se të gjitha vendet aspirante, të cilat duhet të anëtarësohen, duhet t’i plotësojnë dhe t’i përmbushin këto kritere, duke realizuar reforma shumë të rëndësishme.
Kuptohet se ëndrra e shqiptarëve dhe aspirata e tyre prej 32-vjetësh është të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe është punuar jashtëzakonisht fort për arritjen e përmbushjes së kritereve, kjo gjë pas hapjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
Gjatë këtij viti është punuar shumë fort për të përfunduar klauzolat e para dhe për të qenë gati për të hapur kapitujt e parë të negociatave.
Në çdo takim ndërkombëtar që kam pasur, është vlerësuar jashtëzakonisht shumë Shqipëria me punën që ka bërë, me rezultatet e arritura, dhe është folur jashtëzakonisht shumë për profesionalizmin e treguar nga ekipi shqiptar.
Çuditërisht, ndodh si puna e studentit, që pedagogu i thotë gjatë gjithë vitit: je i shkëlqyer, ke punuar shumë mirë, por te nota e fundit, e ngel në klasë.
Procesi i zgjerimit është një investim gjeostrategjik i Bashkimit Evropian, ndërsa për ne shqiptarët, procesi i integrimit është jetik dhe strategjik, është një ëndërr për t’u përmbushur. Natyrisht, lidhet dhe me procesin e paqes, të sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit.
Unë ju siguroj se do të vazhdojmë të jemi studentë të dalluar, studentë të shkëlqyer, do të trokasim në dyert e Bashkimit Evropian dhe, kur të hapet dera, besoj se do të jemi të lutur të futemi.
Bullgaria, më së miri, e ka bërë këtë, e ka hapur derën, na ka pranuar, na ka mbështetur, ka qenë “Avokatja” më e mirë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë. Nuk kam çfarë të pres më shumë se kaq. E ka realizuar misionin e vet dhe ne duhet t’i jemi mirënjohës”-tha Begaj./euronews
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...