Presidenca e Shqipërisë. përmes Këshilltarit për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj e ka konsideruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale si vendim “pa zgjidhje përfundimtare”.
Dervishaj tha se Gjykata Kushtetuese “për interesa që nuk përkojnë me ato të popullit shqiptar, hoqi dorë nga shërbimi i saj sublim”.
“Ditën e djeshme, Presidenti është njohur zyrtarisht me vendimin nr. 36, datë 4.11.2021, të Gjykatës Kushtetuese, përmes të cilit kjo gjykatëvendosi të,“Rrëzojëkërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë”, e cila prej datës 18 korrik 2019, i kishte kërkuar kësaj gjykate “Shpalljen antikushtetues të procesit të votimeve një partiake të 30 qershorit 2019”.
Siç të gjithë jeni në dijeni, Presidenti i Republikës mori pjesë në këtë gjykim kushtetues në cilësinë e subjektit të interesuar dhe mbështeti kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, duke kërkuar pranimin e saj sipas objektit.
Jo vetëm kaq, por Presidenti i Republikës, në këtë gjykim, si palë e interesuar, ikërkoi Gjykatës Kushtetuese, e cila ështëinstanca e vetme e ngarkuar me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kushtetuese, kontrollin e kushtetutshmërisë së akteve apo vendimeve të nxjerra nga organet e pushtetit shtetëror, që të përmbushë rolin, misionin dhe përgjegjësitë që Kushtetuta i ka dhënë, në mënyrë të pavarur, të pandikuar, me kurajë e përgjegjshmëri të plotë, në mënyrë që të gjithë shqiptarëve t’i ofrohej një vendimmarrje e plotë mbi themelin e kërkimit, duke adresuardhe orientuar njëkohësisht dhe mënyrën e zgjidhjes së pasojave të rënda që kanë ardhur nga një proces votimesh monist, antikushtetues, i njëanshëm dhe fiktiv, siç ishte ai i 30 qershor 2019. Vetëm përmes një vendimmarrje të themeltë, Gjykata Kushtetuese,do t’i rikthente popullit shqiptar mundësinë qët ë shprehte vullnetin e tij përmes një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm, të fshehtë, dhe në përmbushje të gjithë standardeve kushtetuese, ligjore e ndërkombëtare, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në pushtetin vendor.
Por përkundër kësaj pritshmërie të lartë dhe legjitime,para së gjithash të popullit shqiptar, por dhe të institucioneve ndërkombëtare, të cilët e kishin kushtëzuar ecurinë e procesit tëçeljes së negocimit dhe integrimit tëShqipërisë, me plotësimin edhe të kushtit qëShqipëria, do duhej të kishte një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, kjo Gjykatë për fat të keq, i zhgënjeu të gjithë”, tha Dervishaj.
Sipas z. Dervishaj, Gjykata Kushtetuese ka anashkaluar pyetjet themelore duke anashkaluar një trajtim me themel të çështjes duke e kaluar në “juridiksionin politik”.
“Gjykata Kushtetuese,për interesa që nuk përkojnë me ato të popullit shqiptar, me këtë vendim hoqi dorë nga ushtrimi i funksionit të saj sublim dhe e shpalli veten jo kompetente, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve, parimeve dhe vlerave më të larta tona shoqërore e morale mbi të cilat ne si shqiptarë kemi vendosur të ndërtojmë jetën tonë, në një shoqëri me demokraci funksionale. Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese, me vendimmarrjen e saj për tëdeklaruar mungesën e juridiksionit kushtetues, faktikisht e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Gjykata Kushtetuese, nuk mori guximin të shpjegonte dhe t`i kthente përgjigje këtyre pyetjeve që ju parashtruan në çështjen objekt shqyrtimi:
Në procesin e votimeve një partiake të 30 qershorit 2019, a iu mohua 3,536,016 shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, e drejta kushtetuese për të zgjedhur,në mënyrë të fshehtë, të pandikuar dhe ndërmjet alternativavekonkurruese?
A mundet sipas Kushtetutës të zhvillohen zgjedhje në Republikën e Shqipërisë, pa një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, sipas nenit 92/gj të Kushtetutës?
A ishin votimet për pushtetin vendor të zhvilluara në 30 qershor 2019 dhe rezultatet e tij, në përputhje me parimet, vlerat, të drejtat dhe liritë themelore kushtetuese?
A mundet që sipas Kushtetutës, data e zgjedhjeve të diktohet nga Kuvendi përmes një rezolute?
A konsiderohen zgjedhjet pluraliste kur në garë paraqitet vetëm një kandidat?
A parashikon Kodi Zgjedhor zgjidhjen e situatës kur në zgjedhje merr pjesë vetëm një kandidat? Nëse ka boshllëk ligjor, a duhet detyrimisht të plotësohet ky boshllëk, për të mos cenuar të drejtën kushtetuese të shtetasve për të zgjedhur midis alternativave?
Në një shtet ku prezumohet se funksionon shteti i së drejtës, a mundet qënjë organ fundor i administratës zgjedhore të refuzojë zbatimin e Dekreteve të Kreut të Shtetit për caktimin e datës së zgjedhjeve?
Në një shtet ku prezumohet se funksionon parimi i shtetit të së drejtës, ndarjes dhe balancimit të pushteteve, a mundet Qeveria të bllokojë botimin në
Fletoren Zyrtare të dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve?
A ishin antikushtetuese dhe në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës, veprimet dhe vendimmarrjet e Kuvendit, Qeverisë dhe të administratës zgjedhore?
Këto çështje kaq thelbësore, Gjykata Kushtetuese i la pa përgjigje! Nëse Gjykata Kushtetuese, do të kishte trajtuar pa anashkaluar secilën prej këtyre pyetjeve, sot do të kishim njëvendim themeli. Është e qartë që, me vendimmarrjen e saj, Gjykata Kushtetuese, nuk pati vullnet ta zgjidhte këtë çështje përmes juridiksionit gjyqësor kushtetues, por ia la sërish çështjen, juridiksionit ‘politik’“, sipas Dervishaj.
Ai tha se “3 pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me objektin e shqyrtimin por kërkonin të orientonin dhënien e një opinion për të legjitimuar vendimmarrjen për shpalljen e mungesës së kompetencës”.
Ai theksoi se për fat të keq, Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e ka lënë çështjen pa zgjidhje përfundimtare.
Në argumentet e parashtruara në vendimin me 36 faqe, Gjykata Kushtetuese thekson se kërkuesja, Voltana Ademi, e cila ankimoi në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, nuk legjitimohet, pasi nuk bën pjesë në rrethin e subjekteve që mund të vënë në lëvizje Gjykatën.
“Gjykata Kushtetuese, sipas Kushtetutës, gëzon juridiksion kushtetues të plotë që të shqyrtojë mosmarrëveshjen objekt gjykimi, por për shkak se kërkesa nuk është paraqitur nga një prej subjekteve që legjitimohen për ta vënë në lëvizje atë, sidomos subjektet e përcaktuara nga vetë Kushtetuta si të tilla që të mund të kërkojnë gjykimin e një mosmarrëveshjeje kushtetuese lidhur me përcaktimet e nenit 124 të Kushtetutës, kërkesa rrëzohet vetëm për këtë shkak”, thuhet në vendim.
Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Presidentit të Republikës, Kryeministrit; jo më pak se një të pestës së deputetëve, Avokatit të Popullit ose Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ndërkohë që ishte vetëm gjyqtarja Sonila Bejtja, ajo që i qëndroi mendimit se çështja mund të gjykohej në mënyrë shteruese nga Gjykata Kushtetuese, nëse do të ishte kërkuar nga një prej subjekteve që vetë Kushtetuta përcakton si subjekt që legjitimohet si i tillë për kërkimet që lidhen me mosmarrëveshje kushtetuese.
Më herët, kjo gjykatë iu drejtua Komisionit të Venecias për të marrë një opinion final në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara, e sipas ekspertëve, Gjykata Kushtetuese nuk e ka në kompetencën e saj gjykimin si antikushtetues apo jo një proces zgjedhor. Megjithatë u shtua se një gjë e tillë nuk pengonte Kushtetuesen që të ushtronte kontroll mbi legjislacionin zgjedhor.
Pas zbardhjes së vendimit Presidenti Ilir Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja për 6 bashki të cilat kanë mbetur pa kryetarë dhe konkretisht në Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë.
Deklarata e plote per vendimin e Gjykates Kushtetuese
Top Channel
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit