Prerja dhe dëmtimi i pyjeve në Dibër, arrestohet oficeri i policisë, në kërkim një tjetër

11:57 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Një oficer policie është arestuar nga policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, pasi akuzohen si pjesë e një aktiviteti të paligjshëm të prerjes së pyjeve, transportimin dhe shitjen e drurëve për djegie.

”Mekanizmi i aktivitetit kriminal dyshohet se nis me prerjen e drurëve, transportin, magazinimin e më pas transportin e tyre për shitje për djegie, në Bulqizë, Mat, Peshkopi, Kurbinit, Fushë-Krujë e Lezhë. Pjesë e tregtimit të paligjshëm ishte dhe një minierë, që furnizohej me trupa e shtylla druri që shërbenin për procese të aktivitetit të saj”, informon policia.

SHÇBA ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, që vendosi masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për oficerin e Policisë Th.Z., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, (në kohën e procedimit). Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të ‘’Shpërdorimit të detyrës’’.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi B.L., nga Fushë Bulqiza, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “’Falsifikim i dokumenteve’’ dhe “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

Operacioni u kodua “Pyjet e Dibrës”.

Hetimet vijojnë dhe materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Dibër./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme