Kryeministri Edi Rama tha se për biznesin e vogël me 140 mijë dollarë xhiro vjetore, do të hiqet tatim fitimi deri në vitin 2029.
Kreu i qeverisë tha se ky është një vendim që pritet të merret së shpejti, ndërsa po analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së.
“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë se mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt do ta ligjërojmë që biznesit të vogël, çdo shqiptari që krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë dollarë xhiro do t’i heqim taksat deri në vitin 2029. Ne do të heqim tatim fitimin deri në vitin 2029 dhe heqjen e tatimi fitimit do ta bëjmë tani. Do të shkojmë për një buxhet të ri së shpejti në Parlament dhe aty në paketën fiskale do të heqim tatim fitimin. Dhe deri atë ditë do të jemi të qartë”, tha Kryeministri në “Opinion”.
Më tej Kryeministri Rama deklaroi se po shikohet dhe analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së.
“Shumë shpejt do të ndajmë nëse do të heqim edhe TVSH komplet, apo jo. Probsabilisht po, por do ta kalkulojmë deri në fund”, tha Rama.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...