Preket edhe Mallakastra, rasti i parë një infermiere, dezinfektohet qendra shëndetësore

11:33 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Është konstatuar rasti i parë me Covid-19 në Mallakastër.

E infektuara është një infermiere në Qendrën Shëndetësore Aranitas, banore e fshatit Metoh, Mallakastër. E infektuara ka rezultuar pozitive pas testeve të kryera për gjithë personelin e qendrës shëndetësore.

Infermierja e infektuar me koronavirus është vetëizoluar në banesën e saj.

Dje në mbrëmje është bërë edhe dezinfektimi i qendrës shëndetësore./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme