Google ADS

Prej një viti s’regjistron dot pronën, Fiks Fare zgjidh problemin në hipotekë

21:21 | 14 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Manushaqe Gjuzi nga Bërzhita nuk regjistron dot pronën e saj në hipotekë. Sorollatja e saj zgjat prej një viti edhe pse nga Njësia Administrative Bërzhitë konfirmohet se dokumentet që zonja ka dorëzuar janë të sakta.

E gjitha ndodh pasi nuk ekziston akti i marrjes së tokës në pronësi origjinal, por që zonja Manushaqe ka aplikuar me duplikat, të cilat i njeh ligji dhe shumë mirë prona mund të regjistrohet me to.

Gjuzi tregon se edhe kur bashkëshortin e kishte gjallë ai kishte aplikuar disa herë në hipotekë për të regjistruar pronën, por çdo herë i kërkonin gjëra të ndryshme , herë një hartë e herë një vërtetim.

“Çdo herë paguante nga 120 mijë lekë për aplikim” shprehet Gjuzi. Pas vdekjes së të shoqit Manushaqes i është dashur të merret vetë, por që nuk mundi të gjej zgjidhje.

Ajo kërkoi ndihmë nga Fiks Fare ku sëbashku me gazetarët kërkuan arsyen se ku çalonte puna. Gazetarët i drejtohen Njësisë administrative Bërzhitë ku përgjegjësi i Zyrës së Kadastrës , Sami Gjana pohon për Fiks Fare se dokumentet e zonjës Manushaqe janë të plota dhe të rregullta me harta e me plan vendosje. Prona nuk ka mbivendosje dhe letrat përputhen me vendosjen fizike të pronës. Nga ana e kësaj zyre dosja e plotë është nisur në bashki dhe bashkia ia ka dërguar hipotekës.

“Edhe pse hipoteka e ka të gjithë dokumentacionin e plotë na kërkon sërish info” tha Gjana.

Gazetarët u interesua edhe pranë hipotekës Tiranë, ku kjo e fundit pas verifikimit të dokumentave kthen përgjigje se zonja Manushaqe Gjuzi do të pajiset menjëherë më certifikatën e pronësisë për pronën e saj.

Në fund Manushaqe Gjuzi falënderoi emisionin Fiks Fare se pas një viti sorollatje më në fund ajo mori pronën e saj brenda disa ditësh./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme