Ndërkohë që Saimir Tahiri pritet të dalë në një konferecë për shtyp që të zyrtarizojë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, dy mund të jenë arsyet që kryeministri Rama e ka “lëshuar” të besuarin e tij dhe atë që e konsideronte shpesh si një prej ministrave më të suksesshëm të qeverisë.
E para që Rama mund t’i jetë nënshtruar presionit të “vëllait armik”, Ilir Metës. Shpesh herë Meta dhe zyrtarë të LSI-së kanë lënë të kuptohet se i kanë kërkuar Ramës largimin e ministrit të Brendshëm.
Ndërkohë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi pas dorëheqjes, se Ramës ia kishin kërkuar edhe partnerë ndërkombëtarë largimin e Tahirit.
Arsyeja e dytë që solli shkarkimin e Tahirit, ndonëse paraqitet si dorëheqje e tij, mund jetë një përpjekje e kryeministrit Rama për të “kënaqur” opozitën, e cila ka kërkuar vazhdimisht shkarkimin e tij, si një ministër i lidhur me krimin dhe bandat e drogës.
Por mbetet për t’u parë se si do e presë opozita dorëheqjen e Tahirit dhe zëvendësimin e tij të mundshëm me Niko Peleshin.
Sidoqoftë Tahiri pritet të dalë në një konferecë për mediat, ku do të japë arsyet e dorëheqjes së tij të beftë, tre muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit