Mbarimi i sezonit të shirave dhe ulja e nivelit të lumenjve duket se edhe për shumë vite të tjera do të sjellë këtë pasqyrë të mjedisit në Shqipëri.
Tonelata qese mbushin brigjet e lumit Shkumbin këtë prag pranvere, ndërsa miliona të tilla janë të depozituara tashmë në det. Por, nisur nga fakti që shumica e bashkive në qarkun e Elbasanit mbetjet i derdhin në incinerator, kjo gjendje krijohet nga fshatrat ku mbetjet, në shumicën e rasteve, nuk grumbullohen, por derdhen nëpër përrenj e si pasojë në lumë.
As aksionet e ministrisë së mjedisit dhe as ligji për qeset nuk kanë funksionuar. Situata sa vjen e bëhet më problematike, ndërkohë që Shqipëria po kthehet në një kazan të madh mbetjesh urbane./TCH
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...