Google ADS

Prangosja e ish-deputetëve, flet Xhafaj: Goditëm 4 grupe kriminale

21:24 | 22 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar në lidhje me arrestimet e djeshme ku ndër të tjera kanë rënë në pranga dhe dy ish-deputetë, Arben Cuko dhe Arben Ndoka.

Po kështu janë kapur disa anëtarë të grupit kriminal Avdylaj në Shijak. I ka shpëtuar policisë Lulzim Berisha. Sakaq, mësohet se pati kontrolle dhe në Sarandë për Klement Balilin, por as ai nuk është arrestuar.

Ministri i Brendshëm, jep detaje dhe thotë se kanë qenë në shënjestër 4 grupe kriminale.

Xhafaj në Twitter: “Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues e anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore.

Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prokurorisë së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar.Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti.
Më shumë të dhëna sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme