Policia e Tropojës ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe prangosur autorin e aksidentit me vdekje të një personi, të cilin më pas e braktisi në rrugë.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, u arrestua në flagrancë H. H., 38 vjeç, banues në fshatin Kërrnaj, pasi në aksin rrugor Bajram Curri – Tropojë, në hyrje të qytetit Bajram Curri, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubish”, aksidenti për vdekje, Sh. B., 58 vjeç, banues në fshatin Paqe.
Një ditë më parë, Policia Vendore, bëri të ditur se viktima dyshohet se është goditur nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Komisariati i Policisë Tropojë
Njoftimi i datës 08. 11. 2018 – Më datë 07. 11. 2018, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Cerrnice – Bajram Curri, në dalje të qytetit, është gjetur i vdekur shtetasi Sh. B., vjeç 58, që dyshohet se është goditur nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i datës 09. 11. 2018 – Më datë 08. 11. 2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi H. H., vjeç 38, banues në fshatin Kërrnaj, pasi më datë 07. 11. 2018, në aksin rrugor Bajram Curri – Tropojë, në hyrje të qytetit Bajram Curri, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar për vdekje, shtetasin Sh. B., vjeç 58, banues në fshatin Paqe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë. Neni 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...