Google ADS

Prangosen pesë persona në Durrës

10:33 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Pesë shtetas kanë rënë në pranga në Durrës për vepra penale të ndryshme.

Kështu, bëhet fjalë për:

E. G., 35 vjeç, banues në Borakë, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Ford”, pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Gjithashtu E. S., 33 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi.

Nga ana tjetër edhe A. D., 37 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës, pasi ka aksidentuar shtetasin e mitur E. Gj., 9 vjeç (biçiklist), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si dhe A. T., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, duke drejtuar një mjet, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi:

M. B., 60 vjeç, banues në Durrës, sepse nga kontrolli i ushtruar nga OSHEE në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme