Një 28 -vjeçar në Elbasan është arrestuar pas një konflikti me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit.
Uniformat blu vunë në pranga shtetasin D.K., banues në Elbasan.
Siç bën me dije policia, “ky shtetas ka shkuar në Spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor”.
Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./oranews
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...