Një bandë shqiptaro-turke që kryente grabitje brutale në Vjenë të Austrisë është goditur nga policia vendase, duke çuar në pranga 6 persona.
Të arrestuarit sulmonin brutalisht viktimat e tyre dhe më pas i grabisnin ato.
Disa i kërcënonin me thika dhe të tjerë me armë. Mediat austriake bëjnë me dije se tre prej burrave ishin “jashtëzakonisht të dhunshëm”, ndërsa kryenin bastisjet e tyre në Vjenë në Austrinë e Ulët. Dy prej të arrestuarve janë prangosur në Vjenë dhe katër të tjerë në Wiener Neustadt.
Motoja e bandës ishte: “Besnik deri në vdekje”
Krimet- Ata i kërcënonin viktimat se do t’i vrisnin nëse nuk u jepnin sendet që kërkonin. Në një nga rastet, në dhjetor të vitit të shkuar ata joshën një person në një restorant vjenez, duke e keqtrajtuar rëndë më pas.
“Ata kishin qëlluar 12 herë me thikë atë persona. Ai është rrahur me doreza dhe është goditur me armë disa herë në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda”, tha zëdhënësi i policisë, Johann Baumschlager.
Më 20 nëntor 2016, ata morën me forcë një shtetas turk duke e futur në një makinë. Pasi u larguan në një zonë të thellë dhe pa lëvizje, i morën një shumë katërshifrore parash dhe sende të tjera personale që kishte në çantë.
Ata e qëlluan disa herë me thikë shtetasin turk dhe e kërcënuan se do t’i vriste familjen nëse do të denonconte rastin në polici. Ata e lanë burrin të plagosur rëndë në trotuar dhe u zhdukën.
Në një rast tjetër, ata kanë goditur rëndë një 28 vjeçar në zyrën e tij, i cili mundi të shkonte në spital vetëm disa orë më vonë.
Roli i shoferit të taksisë- Ata akuzohen për të paktën 8 plaçkitje. Tre prej tyre janë të moshës nga 25-29 vjeç.
Deri më tani, hetimet kanë zbuluar se ata kanë grabitur rreth 6 mijë euro, ndërsa pjesë e grupit ishte edhe një shofer taksie që kamuflonte autorët e krimit si dhe u siguronte armët.
Policia po heton edhe për grabitje të tjera, siç është plagosja e një shtetasi çeçen.
Begaj homazhe për trashëgiminë e Jimmy Carter: Kampion i dem...
Automjeti përplaset me kamionin në Shkodër, dy të lënduar
Vullneti, Xhenetës: Kështu e ke kur të luash me dashuri dhe ...
Haavisto e Sorensen, kandidatë favorit për emisar të BE-së p...
Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë dy familje në Shtërpcë për Kri...
Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm edhe për aktakuzën e dyt...