Operacioni u zhvillua të mërkurën e 7 shkurtit nga skuadra të lëvizshme të Milanos dhe Komos, por të dhënat u bënë publike këtë të premte.
Fillimisht u arrestuan 2 shqiptarë, por më pas ra në pranga edhe një tjetër që sapo mbërriti nga Shqipëria. Bëhet fjalë për Agim Proshka (37 vjeç), Edison Proshka (27 vjeç) dhe Jurgen Verbofshi (19 vjeç).
Dy të parët u arrestuan pasi po udhëtonin me 2 makina në njërën prej të cilave ndodhej një kuti me 7 kg kokainë, 4,5 kg heroinë, 2 pistoleta automatike, një gjysmëautomatike, një revolver, karikatorë dhe armatim. Ndërsa në portobagzhin e një Citroen C3 të drejtuar nga Verbofshi ishin fshehur edhe 5 kg kokainë 550 gr heroinë që e çoi në total 17 kg sasinë e drogës. Nga kontrollet në shtëpi u gjetën edhe 8400 euro./lapsi/
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...