Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë presin zyrtarizimin e marrëveshjes dy palëshe për njohjen e viteve të punës për efekt pensioni.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani njoftoi se ky proces është afër finales, dhe konfirmoi bisedime fillestare edhe me Greqinë.
Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes. Kur negociatat u nisën, ishin 250 mijë shqiptarë të regjistruar si të punësuar në Itali dhe 19 mijë italianë të regjistruar në Shqipëri.
Ndërkohë, Ministri i tha Komisionit për Politikën e Jashtme se vendi ynë do të shtojë selitë diplomatike, duke nisur nga Sarajeva.
Mbledhja e komisionit për buxhetin në politikën e jashtme u zhvillua online pas problemeve me opozitën./abcnews.al
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...