PPE bën thirrje për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

17:19 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Partia Popullore Europiane mbështet hapjen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë, Presidenti i PPE-së, Joseph Daul thotë se një vendim pozitiv nuk do të ndikojë vetëm në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit, por edhe të gjithë kontinentit. Gjithashtu, Daul shprehet se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres në lidhje me kërkesat për të hapur këtë proces.

“Vendimi javës së ardhshëm është historik dhe vendimtar për të ardhmen e kontinentit tonë. Rruga për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të jetë e gjatë, por ne duhet ta ndërtojmë sëbashku, dhe nuk duhet ta humbim momentin. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë partnerët tanë më të afërt, historikisht, gjeografikisht dhe ekonomikisht. BE nuk do të jetë e plotë derisa rajoni të jetë pjesë e unionit”, thotë Daul./abcnews.al

Të ngjashme