Pas një takimi me diplomaten gjermane në Tiranë, Gramoz Ruçi thotë se zgjidhja e krizës politike mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe, që për kryeparlamentarin janë Kushtetuta dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi.
“Zgjidhja mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe të këtij dialogu, të cilat janë Kushtetuta e ligji dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Gjithashtu Kuvendi ka krijuar të gjitha mundësitë që opozita parlamentare dhe joparlamentare të bashkëpunojnë për vazhdimin e reformave, përfshirë edhe reformën në drejtësi”, është shprehur Ruçi gjatë takimit me ambasadoren gjermane në Tiranë, Susane Schutz.
Sa i përket takimit me Schutz, Ruçi vlerësoi punën e ambasadores gjermane, e cila është në përfundim të misionit të saj në Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit falenderoi ambasadoren Schutz edhe për qetësine, maturinë dhe vendosmërinë e saj personale për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri, duke u mbështetur në kushtetueshmërinë dhe sundimin e ligjit shkruan Gazeta Shqip
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”