Këtë të mërkurë prokuroria e përgjithshme u deklarua për rastin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku ( i akuzuar nga PD per trafik ne Greqi), duke thënë se hetimet mbi të nuk po vonohen, por se ka patur një ngatërresë nga ana e postës në dorëzimin e kërkesës për marrjen e shenjave të gishtërinjve.
Por rezulton se diçka e tillë nuk ka ndodhur, pasi vetë Posta Shqiptare ka bërë një reagim mbi këtë çështje, duke nxjerrë kështu blof Prokurorinë. Posta sqaron se kërksesa e prokurorisë i është dorëzuar Kajmakut.
“Duke marrë shkas nga publikimet në media në lidhje me njoftimin e dalë nga Prokuroria e Përgjithshme për rastin e z. Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkisë Vorë, sqarojmë se :
Të gjitha dërgesat postare të nisura nga Prokuroria e Përgjithshme janë të pajisura me BarCode dhe lehtësisht të verifikueshme.
Sipas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare, rezulton se në emër të z. Kajmaku është dërguar nga Prokuroria e Përgjitshme më datë 26/08 një objekt postar (dërgesë postare me barkodin përkatës).
Më datë 29/08 është kryer dorëzimi i objektit, brenda 72 orëve, në përputhje me rregulloren mbi këto lloj dërgesash.
Në sistemin e dërgesave, objekti postar në fjalë rezulton i dorëzuar pranë Bashkisë Vorë.Ky fakt vërtetohet lehtësisht në dy mënyra:
Sistemin e dërgesave nga barkodi përkatës.
Prova e dorëzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkisë Vorë.”-shkruan Posta Shqiptare në reagimin e saj.
Këtë të mërkurë, prokuroria e përgjithshme dha këtë lajmërim mbi Kajmakun
“I është kërkuar shtetasit Agim Kajmaku të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore dhe këtij të fundit të përcjellë gjurmët daktiloskopike pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ende nuk është administruar një përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. Sipas verifikimeve në sekretarinë e Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se shërbimi postar (Drejtoria e Përgjithshme e Postave) ka ngatërruar adresën e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dorëzuar shkresën.
Më datë 28.08.2019 janë administruar të dhënat biometrike të shtetasit Agim Kajmaku, nga institucioni që ruan dhe administron të dhënat biometrike të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, ALEAT“, – u shpreh prokuroria.
Kujtojmë se Agim Kajmaku akuzohet nga opozita se ka kryer trafiqe në Greqi dhe më pas e ka fshehur ngjarjen duke ndërruar identitetin.
PD-ja ka publikuar një dokument sipas saj nga sistemi TIMS me foton e Jorgo Totos në pasaportën me nr. Z 0148497, me të cilën është arrestuar dhe një tjetër po nga sistemi TIMS që tregon pasaportën me emrin Agim Kajmaku nga ku del në përfundimin se janë i njëjti person.
Sipas selisë blu kjo vërteton se personi i kërkuar nën emrin Jorgo Toto në Greqi në fakt është Agim Kajmaku dhe se ky I fundit nuk e ka përcjellë këtë fakt në formualrin e dekriminalizimit, çka automatikisht do ta përjashtonte nga gara për të qenë kryebashkiak./Express
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...