Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet ne ndërtimit të portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano.
Rama bën me dije se janë zgjedhur 5 finalistë në garën për detajimin inxhinierikë të projektit. Kantieri i ndërtimit do të ngrihet vitin e ardhshëm pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final.
“Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.
Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm
Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022”, shkruan Rama.
Kujtojmë se ministrja Belinda Balluku ka bërë me dije më parë se gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit trgtar do të përfundojë në tetor dhe do të vendosët kohë limiti 36 muaj për ndërtim. Faza e parë të portit ekzistues të Durrësit që do të përfshijë edhe ndërtimet me destinacion turistik por edhe marinën elitare, për të cilën ka nisur puna./tch/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...