Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte e pranishme ne hapjen e garës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, një nga projektet më të rëndësishme strategjike për ne dhe rajonin, që i përgjigjet gjithashtu edhe fluksit gjithmonë e në rritje duke zgjeruar kapacitetet përpunuese.
Në fjalën e saj ajo u shpreh se porti i ri do t’i shërbejë të gjithë rajonit duke u lidhur më pas dhe me hekurudhat.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku deklaroi se për të realizuar këtë projekt madhor do të ketë ekspertizë ndërkombëtare për tenderimin, negocimin dhe monitorimin e kontratës për ndërtimin e portit të ri.
“Sot është një ditë tjetër e veçantë për ne, pasi ky ka qenë një vit I shkëlqyer për sa I përket gurëve kilometri që kemi vendosur në infrastrukturën shqiptare. Një vit i veçantë ku janë realizuar projekte historike të cilat do të jenë aty për të ngritur themelet e Shqipërisë 2030. “Tuneli i Llogarasë, një ëndërr në sirtar u shpreh Balluku, ka qenë premtim i çdo qeverie dhe nuk është mbajtur por që sot është një realitet që shqiptarët po e prekin. Ashtu si dhe Korridori Blu me segmentin e tij të parë, Thumanë- Kashar që shumë shpejt në ditën në vazhdim do i bashkohen dhe kontratat e reja të cilat janë negociuar dhe janë gati për firmosje për të plotësuar segmentet e tjerë të korridorit Blu duke e lidhur Shqipërinë me Malin e Zi dhe me Greqinë.
Por sipas ministres Balluku, viti që do të vi do të jetë dhe më i rëndësishëm për të gjithë punët dhe detyrat që kemi përpara.
“Çelja e garës për ndërtimin e Porti i ri i Porto Romanos është një nga momentet me të veçanta për ndërtimin e infrastrukturës portuale të vendit duke shënjuar këtë rrugëtim ambicioz të qeverisë Rama 2030”.
Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku nga Durrësi, u shpreh se në garë për portin do të jenë 15 kompani ndërkombëtare.
Por përpara se të mbyllet viti, Balluku tha se do të dorëzojmë dhe tre projekte të mëdha.
“Projekti i aeroportit të Vlorës, një tjetër ëndërr e shqiptarëve e realizuar. Unaza e madhe e Tiranës e cila si një unazë e rëndësishme infrastrukture që do të lidh të gjitha autostradat e vendit me kryeqytetit dhe padyshim dhe mbyllja e tunelit të Murrizit brenda vitit 2024. Duam të ndërtojmë një port dyfish më të thellë, për t’i shërbyer të gjithë rajonit, duam të ndërtojmë një terminal kontejnerësh tre fish më të madh, sipërfaqe të dedikuara për entet ligjzbatuese, në infrastrukturë detare që hedh bazat për një zhvillim të mëtejshëm, duam të ngremë një infrastrukturë për bazën detare. Durrësi dhe Porto Romano janë anët e së njëjtës medalje”.
Nëse dikur na paragjykonin, flitej për 3D, por ka ca muaj që nuk e dëgjojmë më. Në kushtet kur një investim i këtyre përmasave është risi, nevojitet një ekspertizë ndërkombëtare në procesin e tenderimit, ndaj kemi vendosur të kemi në krah konsulentët e Royal Haskoning.
Më tej ajo theksoi se ky port do i shërbejë shqiptarëve jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“E kemi quajtur portin e shqiptarëve pasi ky port nuk do ti shërbej vetëm Shqipërisë por do ti shërbj dhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut , i lidhur përmes hekurudhës në Prishtinë dhe Strug.
Në bashkëpunim me NATO-n kemi nisur prej kohësh të punojmë për financimin e zonës portuale-ushtarake.
Kjo do të forconte ndjeshëm dimensionin e sigurosë të shqipërisë por dhe rolin tonë në aleancën e aktivitetit të NATO-s.
“Në kushtet kur një investim i këtyre përmasave është risi, për Shqipërinë, edhe për vende të tjera, duket edhe nga interesi i kompanive që duan të marrin pjesë në garë, nevojitet një ekspertizë ndërkombëtare, në procesin e tenderimit, negocimit dhe monitorimit të kontratës, ndaj dhe kemi vendosur që të kemi në krah në proces, konsulentët tanë të Royal Haskoning. Kini parasysh se mbas platformës elektronike do jenë të ulur ekspertët për të dhënë përgjigje për çdo pyetje dhe paqartësi. Prej vitesh, kemi krijuar sistem të ri, transparent, kontribut kryesor pse kompanitë kryesore garojnë në garat tona të energjisë, të infrastrukturës. Shqipëria është po aq atraktive sa vendet evropiane”, theksoi Balluku ndër të tjera”./rtsh.al/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...