“Qeveria duhet të dëgjojë studentët në protestë”, kjo është këshilla e deputetit francez Joakim Son Forget. Ai ishte në Tiranë dhe Top Channel e ka intervistuar. Deputeti francez komenton edhe protestat në vendin e tij si dhe çështjen e azilkërkuesve shqiptarë.
Deputeti Joachim Son-Forget, e ka njohur Shqipërinë vite më parë, por kjo është vizita e tij e parë zyrtare ketu si përfaqësues i partisë ‘La Republique en Marche’ të presidentit Emanuel Macron. Shqipërinë e gjen në një valë protestash, dhe gjatë bisedës me Top Channel, deputeti francez vë theksin se zgjidhjen e sheh te hapja e dyerve të komunikimit.
“Mendoj qe qeveria shqiptare, është një qeveri në dëgjim të popullit. Unë e pashë vetë se si funksionoi që qeveria vajti në drejtim të tyre, sepse kjo është shumë e rëndësishme, duhen dëgjuar kërkesat e popullit dhe më pas të bëhet analiza dhe të ndahet se çfarë është e vlefshme dhe çfarë jo. Është një betejë e vazhdueshme demokracia”, u shpreh Joachim Son-Forget.
Që njerëzit duan të protestojnë është normale për deputetin Son Forget, dhe i mirëkupton kërkesat e njerëzve për t’u dëgjuar, por dhuna e ‘jelekverdhëve’ në Francë për të është e patolerueshme.
“Kemi pasur shume kërkesa, nga protestuesit francezë që nuk kanë qenë të njëtrajtshme, sidomos në lidhje me taksat e reja. Çështja e rritjes së taksave p.sh, sepse për francezet qarkullimi është esencialisht i lidhur me makinën. Ne e kuptuam dhe u tërhoqëm. Nga ana tjetër, Franca nuk do ta pranoje dhunën as përdhosjen e simboleve të Republikës si “Harku i Triumfit. Forcat e rendit, nuk mund ta pranoj të atakohen nga njerëz që duan vetëm shkatërrimin e institucioneve francezeve”, tha deputeti francez.
Për deputetin, Franca nuk mund të ketë zhvillim të mëtejshëm ekonomik nëse çështja e migracionit nuk trajtohet seriozisht.
“Unë jam për shkëmbimin kulturor, për integrimin… e di qe popullata shqiptare nuk është problematike. Por kapacitetet tona nuk janë kaq të mëdha. Është e papranueshme për ne që njerëzit të vijnë me çdo lloj mënyre të mundur për të kërkuar azil, është e papranueshme që fëmijë të mbërrijnë në portë, vetëm, për të kërkuar azil. Franca ka qenë gjithmonë një vend i hapur dhe gati për këtë mundësi, por sot ajo duhet ta ruajë këtë kapacitet për njerëz që janë vërtet në rrezik. Në rrezik politik, në rrezik për jetën e të ardhur nga një tjetër regjim politik se ai shqiptar. Por, ne nuk mundemi në kushtet aktuale të mirëpresim të gjithë pa një rregullim të fluksit të mbërritjes së këtyre njerëzve. Shqipëria është një vend që e dua shumë, por nga ana tjetër dua edhe që francezët të jetojnë në mënyrë korrekte”, tha Joachim Son-Forget.
Ndër të tjera, deputeti francez mendon se Shqipëria duhet të integrohet në BE, sepse rinia shqiptare i ngjan rinisë europiane, por nga ana tjetër qeveria shqiptare duhet të punoje ende me reformat, ato duhen çuar deri në fund.
“Di që pjesa më e madhe e francezeve nuk e njohin vendin tuaj. Ata nuk e dinë temperamentin tuaj, kulturën tuaj, mrekullinë e këtij vendi. Ka njerëz që e shohin Shqipërinë vetëm me syrin e krimit dhe emigrantëve dhe kjo është skandaloze dhe unë nuk e pranoj. Jam këtu për t’u treguar njerëzve që nuk është kështu”, tha Joachim Son-Forget./Top channel
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...