Shpesh herë klasa politike e Kosovës merr si model klasën politike të Shqipërisë (deri këtu nuk ka asgjë të keqe), por kur Liderët politikë të Tiranës zyrtare bëhen qesharakë, nuk ka se si kopja e tyre në Prishtinë të duket Serioze. E nisi Kryeministri Rama në 20 vjetorin e Emisionit Opinion kur mori në intervistë gazetarin Blendi Fevziu.
Nuk vonoi shumë dhe Hashim Thaçi mori rolin e moderatorit në Emisionin zona B duke marrë në pyetje Baton Haxhiun dhe duke i kërkuar llogari për qëndrimin që Haxhiu kishte mbajtur në lidhje me Gjykatën Speciale.
Kampioni i Teleqeverisjes, Kryeministri Shqiptar Edi Rama pas një mungese disaditore në vend u rikthye si babagjysh i Vitit të Ri për të zgjidhur hallin e 2 fëmijëve dhe për të bërë që të shpresojnë me qindra dhe mijëra të tjerë për të cilët babagjyshi nuk ka bërë asgjë madje as kryeministri i vendit.
Kryeministri me rrogën më të lartë në Rajon, filloi punë me honorare në fundvit si Folës lajmesh. Ramush Haradinaj së bashku me të shoqen drejtuan edicionin e lajmeve festive në Klan Kosova.
Në Romën e lashtë, Perandorët kishin gjetur një formulë që edhe popullin ta kënaqnin, por edhe vetë të qeverisnin pa telashe, të cilën e quanin “Bukë dhe Cirk”. Një formulë që i bënte qytetarët e Romës së lashtë, të niseshin çdo mëngjes drejt shkallëve të amfiteatrit gjigant dhe rrethinave të tij, për të shijuar betejat mes gladiatorëve, shfaqjet e trupave të ndryshme të muzikës, cirkut dhe teatrit antik. Për t’u harruar të gjithë aty, ku me ardhjen e drekës dhe darkës, njerëzit e Perandorit shpërndanin bukën falas për qytetarët. Një formulë, të cilën Napoleoni shumë më vonë e përkufizoi si vezullimin verbues të qeverisjeve të reja, e cila sigurisht shumë më e sofistikuar, ndiqet edhe sot e kësaj dite, në praktiken e vendeve në zhvillim… si vendi ynë./syri.net
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...