31 vjetorin e Lëvizjes Studentore, politika shqiptare e përkujtoi në mënyra të ndryshme…
Presidenti Ilir Meta zhvilloi homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit, tek Qyteti studenti.
“Jam këtu për të nderuar Lëvizjen Studentore, në mënyrë të veçantë udhëheqësin e paharruar të kësaj lëvizjeje, heroin e demokracisë, Azem Hajdarin, i cili pati një rol kyç, vullkanizues në ato momente kritike të historisë së Shqipërisë, por edhe të gjithë studentët e tjerë, të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë”, tha Meta ndër të tjera në një prononcim për gazetarët. Presidenti tha po ashtu se tani është koha për një thirrje tjetër, “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa dhe të rikthejmë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha merr pjesë në një aktivitet të organizuar me rastin e Ditës së Rinisë, të quajtur “8 DHJETORI, përmes veprave të autorëve”, organizuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci (FLD).
Po me rastin e 8 Dhjetorit, një aktivitet me muzikë po zhvillohet tek Pallati i Kongreseve, organizuar nga Bashkia e Tiranës. Teksa e përcolli live në faqen e tij në Facebook, Kryeministri Edi Rama shkruajti: Na priftë një super 2022 me Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha pritet të jetë tek Qyteti Studenti, ku do të zhvillojë takim dhe do të mbajë homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit. Të pranishëm do të jenë protagonistët e Dhjetorit të vitit 1990 dhe studentë të brezit 2021!’
Sot me 8 Dhjetor mbushen 31 vite nga fillimi i Lëvizjes Studentore që solli rrëzimin e regjimit komunist. Natën e 8 Dhjetorit 1990, rreth 300 studentë organizuan në “Qytetin Studenti” një protestë të fuqishme kundër regjimit diktatorial.
Fillimisht protesta nisi me kërkesën për t’i hequr universitetit të Tiranës emrin e diktatorit Enver Hoxha, por më pas studentët me sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, kërkuan garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
Ata kërkonin një shtet të së drejtës të bazuar mbi sistemin e vlerave perëndimore. Lëvizja Studentore u bë iniciatore e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.
Studentëve iu bashkuan edhe mijëra qytetare të Tiranës dhe protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 Dhjetor në mbrëmje kur në takim me kreun e regjimit komunist Ramiz Alia u konfirmua edhe pluralizmi politik, që solli edhe themelimin e Partisë Demokratike dhe më pas rrëzimin e diktaturës.
Drejtori i AKI-së sot raporton në Komisioni për Mbikëqyrjen ...
Trupat koreanoveriore mund të jenë “shënjestër” ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Rusia dhe Ukraina shkatërrojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetr...
Katër rekorde që ka arritur Barcelona pas ceremonisë së Topi...
Kuvendi sot i vazhdon seancat e papërfunduara të shtatorit e...