Lista me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë kaloi në bllok në Kuvend, në mungesë të konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës.
I pari që ka përshëndetur këtë, është ambasadori amerikan, Donald Lu.
“Politikanët në të majtë dhe në të djathtë kanë frikë nga reforma në drejtësi. Mos u përqendroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë për përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP-së. Përqendrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët në mënyrë rastësore. Unë e kam më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët. Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara”, thotë Lu.
Ditën e hënë ishte hera e tretë dhe e fundit, por në Nënkomisionin e Posaçëm të Ligjeve nuk u ra dakord. Emrat që shorti i listoi për 5 vende në KLGJ dhe 5 në KLP nga radhët e avokatisë, pedagogëve dhe shoqërisë civile u zyrtarizuan si anëtarë edhe pse nuk gëzuan mbështetjen e 94 votave për miratimin në bllok të listave.
ANËTARËT JO GJYQTARË PËR KLGJ
AVOKATIA
Fatmira Luli
Alban Toro
PEDAGOGËT
Erion Muharremaj
Maksim Qoku
SHOQËRIA CIVILE
Naurela Llagami
ANËTARËT JO PROKURORË PËR KLP
AVOKATIA
Nurihan Seiti (Metaj)
Tartar Bazaj
PEDAGOGËT
Gent Ibrahimi
Sandër Beci
SHOQËRIA CIVILE
Alfred Balla /Top Channel
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...