Policia e Shtetit të Shqipërisë ka njoftuar sot përmbylljen e një operacioni policor të zhvilluar nga Policia e Dibrës, në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Në një postim në Facebook ku ka shpërndarë edhe pamjet e operacionit, policia u shpreh se në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. D., 68 vjeç dhe P. D., 38 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Shullan, njësia Administrative Kala e Dodës, në Dibër.
Arrestimet u bënë pasi në banesën e shtetasit D. D. u gjetën dhe sekuestruar një arsenal armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatore, e sende të tjera të kundërligjshme.
“Në banes janë gjetur dy armë zjarri kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krëhëra arme”, ka sqaruar policia./arbresh.info/
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...
Debat i ashpër mes Lelës dhe Leos