Policia ka përfunduar ekspertizën në lidhje me aksidentin tragjik të dy ditëve më parë në Berat ku humbën jetën 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj me të birin e saj 6-vjeçar. Makina, me të cilën ata udhëtonin përfundoi në lumin Osum duke mos i dhënë asnjë shans nënës dhe fëmijës që të shpëtonin.
Specialisti i Qarkullimit Rrugor, i cili ka edhe detyrën e OPGJ-së, Lorenc Tanushi bën me dije për ABC se shkaku i aksidentit ka qenë “humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi, shoqëruar me manovrime majtas-djathtas”. Sipas tij, kjo sjellje është tipike për shoferët e rinj, ashtu siç ishte 25-vjeçarja Klaudia Xhaferaj.
Tanushi ka pohuar se humbja e kontrollit të mjetit është shoqëruar edhe me mungesën e përvojës,pasi 25-vjeçarja kishte pak javë që kishte marrë patentën dhe ishte një drejtuese e re në timon.
“Nga studimi i të gjitha kamerave të sigurisë është vërejtur manovrimi majtas-djathtas, një karakteristikë kjo e drejtuesve të rinj, të pajisur me leje drejtimi. Aksi Ura e Goricës-Ura e Varur është një aks problematik dhe me risk pasi ka shumë fluks mjetesh,s i pjesë kryesore e segmentit rrugor nacional Lushnje-Skrapar”, ka thënë Tanushi.
Mësohet se shoferja kishte vetëm një muaj që ishte pajisur me leje drejtimi dhe më pas bashkëshorti i kishte dhuruar një fuoristradë tip “Mercedes Benz-ML”.
Aksidenti ndodhi gjatë orëve të paradites së ditës së hënë, teksa Klaudia Xhaferaj kishte edhe djalin në makinë. Nga pamjet duket se ajo bëri një parakalim të gabuar në kthesë, ndërkohë që përballë kishte një kamion. Në tentativë për të shmangur përplasjen me kamionin, drejtuesja e mjetit humbi kontrollin duke rënë në lum./abcnews.al/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit