Në vitin 2019, një 17-vjeçare nga Fushë-Kruja u rrëmbye nga 7 persona, të cilët e droguan dhe e përdhunuan. Adoleshentja përdorej si prostitutë nga disa persona që kanë abuzuar me radhë.
Në atë kohë, policia veproi pas denoncimeve dhe kapi të gjithë djemtë që abuzuan me të. E pas bujës së madhe mediatike, gjithçka ndryshoi. Teksa u duk se 17-vjeçarja dhe familja e saj kishin mbrojtjen e duhur, duket se nuk është aspak ashtu.
Me kalimin e muajve, personat që abuzuan me 17-vjeçaren u liruan nga burgu. Kërcënimet ndaj saj dhe familjes së saj ishin të mëdha për të tërhequr denoncimin.
Vajza ka dhënë sot një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka zbuluar se është kërcënuar, rrëmbyer dhe përdhunuar sërish.
Ajo pretendon se ngjarja ka ndodhur në maj. Vajza tashmë në moshë madhore, është larguar nga Shqipëria pasi ndihet e frikësuar dhe nuk ndjehet e sigurt për jetën.
Intervista e plotë:
Si ka shkuar ecuria e jetës?
U duk mirë kur ata përfunduan në burg. Por katër prej tyre dolën nga burgu pas pak kohësh. Më bënin presion gjatë gjithë kohës. Më ndiqnin kur dilja nga shkolla apo me motrën.
Ke pasur sërish kërcënime, pasi ata dolën nga burgu?
Kam pasur kërcënime të njëpasnjëshme
Ju kërcënonin me mesazh, ju dilnin para në rrugë?
Po, edhe me telefonata më kërcënonin
Çfarë ju thoshin?
Më kërkonin që të tërhiqja denoncimin për ata që kishin ngelë brenda në burg
Ju kanë rrëmbyer sërish?
Po. Kam qenë duke u kthyer nga shkolla, në maj.
Sa persona kanë qenë?
Kanë qenë dy, njëri prej tyre ka qenë në burg për këtë çështje. Tjetrin nuk e njoh
Ku ju dërguan?
Na kanë çuar në një breg lumi.
Ju kanë përdhunuar?
Po
Sa persona kanë abuzuar me ju?
2
Për sa orë?
Për gati 5-6 orë
Ju kanë dhënë të konsumoni lëndë narkotike?
Po
Kanë folur në video kamera me familjarët kur iu kishin rrëmbyer?
Familjarët e mi po punonin kur ata mi treguan në video kamera. Talleshin me mua duke më thënë se është dita “jote e fundit”
Kanë tentuar që të fusnin në rrjetin e prostuticionit?
Do tentonin nëse unë do dilja njësoj për kafe me motrat. Por faleminderit Zot ne u larguam nga Shqipëria. Na kërcënuan se do na fusnin në rrjetin e prostitucionit, ndërsa mamin, babin e vëllanë do i vrisnin.
Do thuash emra konkretë të atyre që të rrëmbyen sërish?
Edison Çangu dhe emrin e tjetrit nuk ia di. Ndonjë shok apo i afërm i tij. Nuk e njoh
I ke denoncuar herën e dytë?
I kam denoncuar, por që më kanë thënë shiko goce se duhet të shkosh te psikiatri se ke probleme mendore. Kur ke kaq shumë shqetësime, çfarë kërkon akoma në Shqipëri.
Ju tashmë jeni në një moshë madhore, e në lidhje me këto që thatë ju mbani përgjegjësi.
Nuk është diçka e bukur për të gënjyer./TCh
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...