Policia e Shtetit në Shqipëri, ditën e sotme, në një njoftim për mediat ka bërë me dije se mbrëmjen e djeshme nuk ka ndodhur asnjë sulm kibernetik në sistemin TIMS, duke përgënjeshtruar kështu lajmin e publikuar nga mediat.
Sipas policisë, në kuadrin e përmirësimit dhe rritjes së performancës së sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme janë realizuar disa procese të parashikuara mirëmbajtjeje, të cilat ndërprenë shërbimin në interval të shkurtër kohor në disa prej pikave kufitare, por pa sjellë pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Mësohet se sistemi TIMS vijon të jetë funksional në të gjitha pikat kufitare.
Policia sqaron gjithashtu, se edhe në ditët në vijim do të ketë ndërprerje me afat të shkurtër kohor në pika të ndryshme kufitare, për shkak të ndërhyrjeve të brendshme me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit TIMS.
Mbrëmjen e djeshme sistemi ra në pikat kufitare të juglindjes por dhe ne Portin e Durrësit e të Vlorës.
Dogana e Kapshticës punoi me ndërprerje të sistemit, ndërsa probleme pati edhe në pikat e tjera si ajo e Qafë Thanës, Tushemishtit dhe Goricës paraqesin probleme.
Sistemi TIMS u godit nga hakerat iranianë më 14 shtator, ku pikat kufitare në vendin tonë për disa ditë punuan manualisht.
Sulmi solli kaos në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës, Vlorës e Rinasit, ku dhe u punua me regjistrim në regjistra për hyrje-daljet.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...