Google ADS

Policia shqiptare nuk ka pajisje të testit të drogës, Ahmeti: I çojmë në spital kur kemi dyshime

19:00 | 17 Nëntor 2019
Arbresh Info

Në të gjitha vendet e Europës, për të parë nëse një drejtues është nën efektin e drogave, kryhet ky testim i menjëhershëm.

Por në Shqipëri efektivët e policisë rrugore mund të kryejnë vetëm testin e alkoolit, pasi nuk disponojnë pajisjen për testin e drogës.

Në rast se një drejtues automjeti dyshohet se është nën efektin e drogës, policia rrugore  bën shoqërimin e tij për në drejtorinë e policisë  dhe këta të fundit janë të detyruar të bashkëpunojnë me spitalet për kryerjen e analizave.

“Zakonisht për të gjithë ata drejtues që dyshohet se janë nën efektin e drogave, ne bashkëpunojmë me drejtorinë vendore. E paraqesim rastin në drejtorinë e policisë vendore e cila merret me rastin sipas legjislacionit”, u shpreh Erjon Ahmeti, Drejtori i Policisë Rrugore, Tiranë.

Jo vetëm droga, por edhe alkooli dhe shpejtësia tej normave të lejuara janë kthyer në një shqetësim në rrugët e vendit, duke shkaktuar jo pak raste edhe viktima. Tirana mban numrin më të lartë të lejeve të pezulluara për këto shkelje, numër i barabartë me të gjitha penalizimet e tjera në vend.

“Përdorimi i alkoolit dhe ecja me shpejtësi  janë shkelje të cilat janë më evidente. Vetëm gjatë muajit tetor, shërbimet e policisë rrugore në tiarën ka bërë të mundur kontrollin dhe parandalimin e 47 drejtuesve të mjeteve në gjendje të dehur për të cilët është marrë masa e arrestit. Për 49 drejtues motoçikletash pa leje drejtimi, për muajin tetor janë 178 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi. Është një nga shkaqet e ndodhjes së aksidenteve”.

Drejtuesit e policisë rrugore thonë me shqetësim se po rritet numri i femrave në timon që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor./klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme