Prokuroria e Posaçme SPAK ka lëshuar sot 32 urdhër-arreste si pjesë e një operacionin të gjerë për goditjen e 8 gupeve kriminale që vepronin në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Në një konferencë të përbashkët, Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe Kreu i SPAK, Arben Kraja thanë detaje nga operacioni.
Kraja zbuloi se deri tani janë kryer 18 arrestime, mes tyre edhe një oficer policie. Ai nënvizoi se grupet kriminale vepronin në qytetet si Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe ishin të gatshme të paguanin shuma të mëdha parash për të vrarë kundërshtarët e tyre.
“Menjëherë pas nxjerrjes së urdhër arresteve për 32 persona dhe urdhrave për kryerjen e kontrolleve në 28 banesa, të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia e Shtetit organizoi operacionin policor të koduar “Golden bullet”, për ekzekutimin e masave të sigurisë arrest në burg”, ka bërë të ditur Nano.
“Në operacion u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda”, ka thënë Drejtori i Policisë.
Ai sqaroi se gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar tre armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 anti-plumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.
“Operacioni është në vijim dhe dua të garantoj qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të ndalojnë asnjë moment operacionet, deri në kapjen e të gjithë personave të kërkuar që janë të përfshirë në veprimtari kriminale”, ka shtuar Nano.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit