Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Gledis Nano zhvilloi një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol, Catherine De Bolle në selinë e Europol në Hagë, Holandë.
Në një njoftim në rrjete sociale, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se takimi u zhvillua për prezantim pas marrjes së detyrës nga Nano, si dhe pas riemërimit të De Bolle në mandatin e saj të dytë.
Takimi i përqendrua në forcimin e marrëdhënieve dhe kontributit që policia shqiptare jep jo vetëm në sigurinë e vendit, por edhe të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu u diskutua rritja e dimensionit të Policisë së Shtetit në operacionet e drejtuara dhe të koordinuara nga Europol.
Të dy përfaqësuesit u shprehën të vendosur për të forcuar më tej bashkëpunimin midis policisë shqiptare dhe Europol.
Sipas njoftimi të policisë, De Bolle vlerësoi rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër narkotikëve e trafiqeve, si dhe ndaj krimeve kundër pronës, duke vënë theksin në rezultatet e arrira nga Task Forca Antiskifter.
Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano siguroi Drejtoreshën e Europol se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
“Rizgjedhja juaj në krye të Europol është një sinjal i mirë për të thelluar bashkëpunimin në drejtim të hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta kundër grupeve kriminale që veprojnë në fushën e narkotikëve, krimeve ndaj personit e pronës, si dhe të krimeve ekonomike e kibernetike”, u shpreh Nano.
Nano e vlerësoi Task Forcën Antiskifter si një model suksesi të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Europol./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...