Google ADS

Policia sërish dështon në kapjen e të shumëkërkuarit për grabitjen në Aeroportin e Rinasit

08:44 | 27 Shtator 2020
L G

Dështon një tjetër operacion i policisë për kapjen e Talo Çelës, i kërkuari për grabitjen në Aeroportin e Rinasit.

Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar banesën e tij në orët e para të mëngjesit.

Është bastisur banesa në fshatin Karakullak në njësinë administrative Bradashesh por pa mundur që të arrestohet.

Deri tani kanë dështuar të paktën 5 operacione për kapjen e tij.

Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

49-vjeçari akuzohet si autori i dyshuar i grabitjes së miliona eurove në Aeroportin e Rinasit më datë 9 prill 2019, ku disa persona nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare që po transportoheshin me avion.

Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Milionat e eurove dyshohet se janë bërë shkak dhe për një serë vrasjesh në qytetin e Durrësit, pasi Çela gjithashtu akuzohet se ka lidhje me ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia.

Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, Talo Çelës i ekzekutuan të vëllain, Bujar Çela. Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit është bërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia, Talo Çelës. /Ora News/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme