Policia Rrugore nxjerr filmimet e mesnatës: Me 223 km/h në autostradë

09:49 | 22 Korrik 2018
Arbresh.info

Policia Rrugore u ka zënë pritë me radar shoferëve të dehur në autostradën Tiranë – Durrës edhe gjatë natës së mbrëmshme, duke gdhirë e diela. Rasti më ekstrem i konstatuar është ai i një shoferi me 223 km/h, një papërgjegjshmëri totale ndaj jetës, siç e cilësoi vetë.

Gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 39 Leje Drejtimi për shejtësi tej normave të lejuara. Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative për OASh për pezullim të Lejes së Drejtimit.

“Qëllimi ynë – shprehet Policia, s’është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë. Policia Rrugore e Tiranës, do shtojë akoma më shumë kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe apelon për më shumë përgjegjshmëri gjatë drejtimit të automjetit.”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme