Google ADS

Policia Rrugore e Tiranës: 10,641 gjoba në një javë

09:48 | 4 Shtator 2023
Orgesa Haziri

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 10,641 gjoba gjatë javës që kaloi për shkelje të ndryshme rrugore.

Ndër gjobat  e vendosura janë ato për xhama të errësuar, shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të makinës, për mosdhënie përparësia ndaj këmbësorëve në vijat e bardha, për mosvendosje të rripit të sigurimit si dhe mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

19 shoferë janë arrestuar dhe proceduar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore.

Gjithashtu, 9 makina janë bllokuar./tvklan.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme