Policia përdor dronët, të rinjtë vrapojnë për t’i shpëtuar gjobës

21:16 | 22 Mars 2020
Arbresh Info

Në Gjirokastër policia po kontrollon situatën nga ajri me dron nëse qytetarët po e zbatojnë urdhrin për të qëndruar në karantinë në shtëpi. Pasditen e sotme, dy të rinj për t’i shpëtuar patrullës së policisë në rrugë ia mbathën me vrap nëpër rrugicat e qytetit, por nuk i bënë llogaritë mirë, pasi harruan dronin mbi kokat e tyre, që i ndoqi këmba këmbës deri në momentin që dy këmbësorët u fshehën në një shkëmb.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme