Familja e Klement Balilit, njërit prej personave më të kërkuar nga policia shqiptare për trafik ndërkombëtar droge fiton betejën ligjore me Policinë e Shtetit në lidhje me heqjen e licencave të kompanive të policisë private.
Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin me të cilin ka vendosur mospranimin e rekursit të Policisë së Shtetit kundër vendimit të togave te zeza të cilat pezulluan heqjen e licencave për shoqërinë e ruajtjes fizike në pronësi të familjes Balili. Pak muaj më parë u zbulua fakti se këto kompani kishin përfituar fonde nga buxheti i shtetit për ruajtjen e disa institucioneve.
Kolegji Administrativ i Gjykatës ka zbardhur vendimin me numër 436 të vitit 2018, në të cilin rrëzon rekursin e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në thelb, Gjykata nuk i hyn analizës së themelit të provave, por thekson se kompanitë private në rastin në fjalë kanë pasur të drejtë të ankohen në gjykatë për heqjen e licencave nga kreu i Policisë së Shtetit.
Rekursi i organit qendror të policisë në Kolegjin e Gjykatës së lartë, kërkonte lënien në fuqi të urdhrit të nxjerrë nga ish-Drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako, në datën 17 dhjetor 2017, kundër kompanive të policive private të familjes Balili.
Vendimi i Çakos për heqjen e licencave të policive private të familjes Balili, u ankimua nga kompania Balili-Co sh.p.k. dhe pronarët Bashkim Balili e Selim Balili. Pas këtij ankimi, gjykata e shkallës së parë pezulloi vendimin e kreut të policisë.
Drejtoria e Përgjithshme bëri rekurs në Gjykatën e Apelit e cila nuk e pranoi atë. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Gjykata e Lartë duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të dhënë për togave te zeza të Gjykatës Administrative të shkallës së parë.
Heqja e licencave të kompanive të policisë private në pronësi të familjes Balili u bë nga ish-kreu i policisë pas publikimit të faktit se këto subjekte kishin kontrata për ruajtjen e institucioneve shtetërore dhe se kishin përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit. /Ora News
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...