Google ADS

Policia parandalon tragjedinë në familje, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

12:15 | 11 Prill 2022
A. B.

Policia e Shtetit të Shqipërisë ka njoftuar sot se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje në fshatin Kryemadh në Kukës.

Sipas një postimi në Facebook, policia u shpreh se ka arrestuar shtetasin B. S. 36 vjeç, i cili i kishte dëmtuar gishtat, me mjet prerës, bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.

“Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës”, ka thënë policia.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme